Rrëfime për mjeshtrin e letrave shqipe/ Nipi tregon jetën e gjyshit, Emil Agolli: Përgjegjësi shumë e madhe të jesh nip i Dritëroit
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 29 Prill 2024, 10:20
I ftuar në studion e lajme në “Ora News”, Emil Agolli, nipi i poetit dhe shkrimtarit të madh Dritëro Agolli foli mbi jetën dhe veprën e gjyshit të tij.
“Kur mora ftesën nga ana juaj u ndjeva pak nostalgjik, pasi kur rrija me gjyshin në sallonin e tij, ai e mbante gjithmonë televizorin e tij tek “Ora News”, pasi ishte një ndër kanalet e tij më të preferuara informative.
Është një përgjegjësi shumë e madhe të jesh nip i Dritëro Agolloit dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm që për shembull, të mos bëjmë gabime.
Mundohemi edhe sot që emri i tij jo vetëm të mos humbasë, por të kujtohet edhe nga rinia e sotme”, u shpreh ndër të tjera Emil Agolli.

