Çarls Dikens, nënshtrimi me heshtje i jetës private të gjeniut

Shumë pak njerëz ishin në dijeni të botës së tij shpirtërore, me gjasa tre a katër, asnjë më shumë.

Dhe pikërisht ky grusht njerëzish pranuan që të respektonin kodin e heshtjes për shkrimtarin në fjalë, duke mos e ngarkuar aspak me faj.

Është më se e vërtetë që “Oliver Tuisti” s’është veç një përzierje fort çudane mes melodramës dhe realizmit; si realizmi, ashtu edhe melodrama janë enkas të errëta dhe zymtake, njëjt si çdoditshmëria e një shkrimtari të madh që u fsheh pas gishtit.

Humori dhe llahtara e tij mund të krahasohen përnjëmend, dhe ai vërtet kishte dhunti për njëfarë lemerie, e cila në gjuhën e popullit përkthehet të ushqehesh me frikën, të hovesh nga skutat më të errëta të ferrit dhe të behësh me shkëlqimin e një ylli.

Kjo gjallëri e shtypur. Kjo lojë me fatin dhe me brendinë e shpirtshme, është për shkak të dashurisë që ai ndiente për jetën, të cilën s’e humbi për asnjë çast; ndërsa dashuria për vdekjen, gjë që s’është tjetër veçse dëshpërim dhe pesimizëm, ishte i pakuptimtë dha shpirt.

Ishte ndoshta çfarë ai kishte më për zemër, për zemrën e tij prej llave.