Fatmir Toçi sjell veprën “Arbëreshët-Shqiptarët e Italisë”, Qosja: Një monografi enciklopedike
Akademiku Rexhep Qosja, e cilësoi monografi enciklopedike veprën “Arbëreshët-Shqiptarët e Italisë”, ku përshkruhen vendbanimet, historia, kultura dhe objektet e kultit të këtij komuniteti.
Libri mban autorësinë e Fatmir Toçit, i cili tregon se për këtë studim ka vizituar 530 vendbanime dhe vizita në komunat arbëreshe. Thotë se botimi është rezultat i një pune 15 vjecare.
Për një panoramë të plotë të historisë së arbëresheve, nuk mund të mungonte familja Castriota, pasardhëse Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të cilat Toçi i sjell përmes të dhënave arkivore, por dhe gjurmëve të prekshme në ditët e sotme.
Studimi prej edhe çështje të tjera pak të studiuara! Hartat dhe imazhet origjinale, pasurojnë botimin.
Studiuesi arbëresh Matteo Mandala dhe akademike të pranishëm ndanë vlerësime për botimin që u prezantua në Akademinë e Shkencave

