FOTO/ Njihuni me Laurën, modelja holandeze që frymëzon Jude Bellingham
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2024, 11:54
Jude Bellingham i ka mahnitur të gjithë në Spanjë, pasi që në sezonin e parë ka marrë për dore Realin e Madridit, që me golat e mesfushorit britanik ka vënë një dorë mbi titullin kampion dhe ka shkuar në gjysmëfinalet e Champions League.
Krahas futbollit, Bellingham gjen kohën edhe për jetën private, teksa media britanike bën me dije se futbollisti po shijon një romancë me modelen holandeze Laura Celia.
Kjo e fundit është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat foto mjaft “të nxehta”, teksa prej muajsh ka udhëtuar shpesh drejt Madridit, për t’i qëndruar pranë dhe frymëzuar mesfushorin anglez në vitin e tij të parë te Reali i Madridit.


