Aksion në Malësinë e Madhe, policia kontrolle në banesa. Raportohet për disa të arrestuar

Policia e shtetit, po zhvillon një aksion në zonën e Malësisë së Madhe, ku po kryen kontrolle në disa banesa. Burime bëjnë me dije se janë vënë në pranga edhe disa persona.

Gjithashtu, mësohet së aksioni i sotëm ka të bëjë me vijimin e hetimeve në lidhje me operacionin e dy viteve më parë në Berat, ku gjetën disa sera kanabisi, ku dyshohet se pronarët janë me origjinë nga Malësia e Madhe.

Më 11 nëntor, Policia njoftoi se kishte sekuestruar një sasi prej 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Lënda narkotike kultivohej dhe përpunohej në rreth dy hektarë sera me dhjetëra, kryesisht gra të moshave të ndryshme.

Operacioni i koduar “Stuhia”, çoi në pranga 11 persona, të cilët dyshohen si organizator të kultivimin, përpunimit dhe tregtimit të lëndës narkotike, ndërkohë që u shoqëruan rreth 100 persona.

Në pranga përfunduan Hamdi Dyli, Endriol Xheka, Blerim Xheka, Samoel Lushaj, Jurgen Ujkaj, Mirvaldo Disha, Sidrit Bisha, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.