Ndodh edhe kjo/ Deborah Keçi nën hetim nga SPAK, Alketa Vejsiu e nxjerr si model: Burgu i vërtetë që ka njeriu është frika

Deborah Keçi, e cila mbante postin e drejtores së Klubit Sportiv Tirana, është e përfshirë në dosjen “5D”, sepse SPAK-u ka provuar se në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv Tirana, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k., e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Nga dosja hetimore u zbulua se vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k., duke dhënë “user”-at e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Por skandali tejkalon limitet kur personave të tillë, të akuzuar, të përfshirë në korrupsion, u jepet hapësirë televizive, reklamohen ashtu si në rastin e Deborah Keçit.

Pas shpërthimit të skandalit me dosjen "5D", pas zbërthimit të skemës së vjedhjes me disa dhjetëra miliona euro, Deborah Keçin e shohim në një intervistë, në podcast-in e moderatores Alketa Vejsiu.

Vejsiu thotë se intervista me Deborah Keçin është realizuar dy muaj më përpara, por pse publikohet pikërisht tani?

Deborah Keçi, gjatë intervistës, shprehet: “Burgu i vetëm i vërtetë që ka njeriu është frika”.

Të njëjtën frikë tregon edhe në përgjimet e zbardhura nga dosja hetimore, ku kërkon që procedurat të bëhen me kujdes, pasi ka frikë se mos përfundon në burg. Pasi përfundon procedurën në shkelje të ligjit, Deborah Keçi thotë: "Më dilni për zot tani".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

.