“Provim i vështirë”, Guardiola: Admirimi im për De Zerbin vetëm rritet
Manchester Cityn e pret sonte një test i komplikuar.
Kampionët e Anglisë do të sfidojnë Brightonin e Roberto De Zerbit në transferte.
Pep Guardiola ka një konsideratë të madhe për homologun italian.
De Zerbi është një ndër trajnerët më të talentuar të brezit të ri.
44-vjeçari nga Brescia guxon dhe insiston që skuadrat e tij të sulmojnë dhe dominojnë kundërshtarët, ndërkohë që idhulli i tij është pikërisht Guardiola.
“Haaland nuk është gati për ndeshje. Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz, por nuk mund të aktivizohet ndaj Brightonit.
Ndërkohë, Foden dhe Stones janë të gatshëm”, u shpreh Guardiola.
I cili më pas u ndal edhe te rivali i radhës në Premier League dhe respekti që ka për De Zerbin.
“Një nga ndeshjet më të vështira të sezonit, për shkak të stilit të lojës së Brightonit.
Admirimi im për De Zerbin rritet sezon pas sezoni.
Ata kanë patur shumë probleme, u është dashur të shesin lojtarë të rëndësishëm, teksa të tjerë lojtarë janë dëmtuar.
Gjithsesi janë një skuadër me personalitet kur bëhet fjalë për të luajtur futboll. Është e jashtëzakonshme puna që ka bërë dhe vazhdon të bëjë De Zerbi në skuadër”.
