Vllaznia do të tentojnë përmbysjen në Shkodër ndaj Egnatias, Gazetarja sjell atmosferën nga "Loro Boriçi"

Djemtë e Qatip Osmanit që do të tentojnë përmbysjen dhe kualifikimin pasditen e sotme në “Loro Boriçi”  kundër skuadrës së Edlir Tetovës, një ndeshje që do të nisë në orën 18:00.

Dhe gazetarja Vjosana Nozllaku tregon atmosferën në Shkodër në prag të Vllaznia-Egnatia.

Vllaznia mban vendin e dytë në Superiore dhe është një nga skuadrat kandidate për fitimin e titullit kampion. Që në Shkodër po e presin me padurim, pasi trofeu i madh mungon në qytetin verior prej vitit 2001.

Edhe pse arriti ta reduktonte gjatë fazës së tretë diferencën në 1 pikë me Egnatian kryesuese, ekipi kuqeblu tani e sheh veten 8 pikë pas rrogozhinasve. Vendi i parë duket i vështirë për t’u arritur kur kanë mbetur dhe 12 pikë në lojë.

Ndërkohë, tifozët presin kthesën e skuadrës së zemrës, që numëron 6 ndeshje pa fitore mes kampionatit dhe Kupës.