Vllaznia - Egnatia, Hysen Zmijani: Bekim Balaj është lokomotiva e kuqebluve
Nga Drilon Xhepollari Përditësimi i fundit 24 Prill 2024, 18:27
Ish-futbollisti i Kombëtares, Hysen Zmijani, thotë se Bekim Balaj është lokomotiva e Vllaznisë, por insiston se ekipi duhet ta ndjekë për të pasur sukses.
Duke analizuar ndeshjen me Egnatian, ai tha se rrogozhinasit janë favorit, por beson se Vllaznia do ta përmbysi, ndërsa shtoi se Vllaznia është më afër titullit këtë sezon se kurrë më parë në vitet e fundit.
