29-vjeçarja nga Lushnja dhunon vjehrrin për arsye pronësie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2024, 18:48
Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krutje, ku 29-vjeçarja R.R ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj.
Arsyeja e dhunës ka qenë pronat. Pas denoncimit nga ana e vjehrrit në polici, ka nisur procedimi në gjendje të lirë i 29-vjeçares.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. R., 29 vjeçe, banuese në Krutje, pasi për motive pronësie, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.

