KA 7 QEN DHE 3 MACE/ Animalistja rrëfen dashurinë për katërputroshat: Dashuri që të bën të ndihesh mirë me veten
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 22 Prill 2024, 09:24
Animalistja Jonida Çobani Gjoka, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” rrëfeu dashurinë e për katërputroshët, ndikimin e tyre tek njerëzit.
“Dashuria e madhe për kafshët ytë bën të ndihesh mirë emocionalisht edhe me veten.
Unë personalisht kam gjihtsej 7 qen dhe 3 mace dhe i dua shumë kafshët.
Të gjitha janë kafshë rruge që unë i kam marrë dhe po i rris.
Çdo kafshë që vjen për një arsye dhe një qellim dhe për të dhënë një mesazh. Në shumë këndvështrime një kafshë është edhe më superiore ndaj njeriut”, u shpreh ndër të tjera, animalistja Jonida Çobani Gjoka.

