Gëzuar datëlindjen Jack Nicholson! - Një nga aktorët më të mëdhenj të Hollivudit

Aktori dhe regjisori amerikan, Jack Nicholson lindi më 22 prill të vitit 1937.

Nicholson nisi karrierën e tij në skenë duke u shfaqur në shfaqjet televizive amerikane.

Ai bëri debutimin e tij në filmin  “The Cry Baby Killer” (1958), pas te ciles nisi një shoqëri të gjatë me producentin e filmave, Roger Corman, i cili do të vazhdonte ta drejtonte atë në një numër filmash duke përfshirë “The Little Shop of Horrors’ (1960), ‘The Raven’ (1963), ‘Terror’ (1963) dhe ‘The Saint Valentines Day Massacre’ (1967).

Ai gjithashtu luajti në “Ride in the Whirlwind” (1966) dhe “The Shooting” (1966) drejtuar nga Monte Hellman.

Nicholson vendosi të tërhiqej nga aktrimi për të punuar pas kamerës si shkrimtar/regjisor dhe pati sukses të moderuar me skenarin e tij në filmin “The Trip” (1967) me aktorët Peter Fonda dhe Dennis Hopper dhe ‘Head’ (1968).

Ai rikthehet i suksesshëm kur luajti avokatin alkoolist George Hanson në ‘Easy Rider’ (1969) së bashku me Peter Fonda dhe regjisorin e filmit, Dennis Hopper.

Filmi ishte një hit i madh dhe Nicholson mori nominimin e tij të parë për çmim Oscar.

Tashmë, Nicholson njihej si një yll i Hollivudit dhe rreth kësaj kohe luajti Napoleonin në një projekt që më pas u anulua.

Karriera e tij pati sukse gjatë viteve 1970 me rolet kryesore në filma duke përfshirë “Five Easy Pieces” (1970), “The Last Detail” (1973), “Chinatown” (1974), “The Passenger” (1974), “One Flew Over the Cuckoo’s Nest’ (1975) për të cilin ai fitoi Oscar-in e tij të parë si aktori më i mirë dhe ‘The Missouri Breaks’ (1976).

The 1980s began and ended with two career-defining roles: as Jack Torrance in Kubrick’s ‘The Shining’ (1980) and The Joker in Tim Burton’s ‘Batman’ (1989). Other notable films of the 80s include ‘The Postman Always Rings Twice’ (1981), ‘Reds’ (1981), ‘The Border’ (1982), ‘Terms of Endearment’ (1983), ‘Prizzi’s Honor’ (1995), ‘Heartburn’ (1986), ‘The Witches of Eastwick’ (1987) and ‘Ironweed’ (1987).

Vitet 1980 filluan dhe përfunduan me dy role përcaktuese të karrierës: si Jack Torrance në ‘The Shining’ (1980) dhe Joker në ‘Batman’ të Tim Burton (1989).

Filma të tjerë të njohur të viteve 1980 përfshijnë ‘The Postman Always Rings Twice’ (1981), ‘Reds’ (1981), ‘The Border’ (1982), ‘Terms of Endearment’ (1983), ‘Prizzi’s Honor’ (1995), ‘Heartburn’ (1986), ‘The Witches of Eastwick’ (1987) and ‘Ironweed’ (1987).

Suksesi i mëtejshëm pasoi në vitet 1990 me ‘A Few Good Men’ (1992), ‘Hoffa’ (1992), ‘Wolf’ (1994), ‘The Crossing Guard’ (1995), ‘Mars Attacks!’ (1996) dhe një Oscar të dytë për aktorin më të mirë në filmin “As Good As It Gets” (1997).

Filma të tjerë të cilat Nicholson i luajti në vitet 2000 përfshijnë “The Pledge” (2001), “About Schmidt” (2002), “Anger Management” (2003), “Something’s Gotta Give” (2003), “The Departed” (2006), “The Bucket List” (2007) dhe ‘How Do You Know’ (2010).

Jack Nicholson është tërhequr nga aktrimi për më shumë se 10 vjet tani, pas një karriere që zgjati më shumë se 50 vjet, që përfshin 12 nominime për çmime Osca.

Ai është një nga aktorët më të mëdhenj të Hollivudit. Gëzuar ditëlindjen Jack!