Ligji për shëndetin s*ksual dhe riprodhues/ Koçiu fton grupet e interesit: Akti do t’i nënshtrohet konsultimit, presim sugjerime

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu tha se ligji për shëndetin seksual dhe riprodhues do t’i nënshtrohet konsultimve, duke ftuar të gjitha grupet e interesit që të japin sugjerimet.

“Është një akt ligjor që vjen në vazhdën e politikave shëndetësore.

Është një ligj i rëndësishëm rregullator që do ti nënshtrohet konsultimit publik.

Ftojmë grupet e interesit që nëse kanë sugjerime apo mendime për të kontribuar në rregullin e këtij sektori janë të ftuar ta bëjnë këtë”, tha ministrja në përfundim të mbledhjes së qeverisë.