Nura: Nëse nuk do kemi një alternativë që të mundë këtë pushtet të korruptuar, situata rezulton e pashpresë

Gazetari, Artur Nura i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nëse nuk do kemi një alternativë e cila do mundë këtë pushtet të korruptuar, atëherë situata rezulton e pashpresë.

Nura: Në fakt ‘’Transparence International’’ është një instrument që po themi e tejkalon këtë ‘’copy paste’’.

Situata është ajo që është.

Problemi për mua është politik.

Nëse nuk do kemi një alternativë e cila të mund këtë pushtet të korruptuar, lexohet në sytë e qytetarëve, lexohet në largimin që po ndodh prej vitesh nga Shqipëria, situata rezulton e pashpresë.

Problemi është se kush do e afrojë shpresën.

Unë e shoh faktin që këta I referohen vetëm SPAK-ut.

SPAK-u është një instrument me pak veta, nuk mund ti zgjidhë.

Duhet nxitur, duhet bërë presion pozitiv nga instrumente të tjera të drejtësisë.