FOTO/ Ky është 43-vjeçari që vdiq pasi e zuri korenti në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2024, 08:58
Personi që shihni në foto është 43-vjeçari Vladimir Muhja që humbi jetën një ditë më parë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ndodhi në aksin Lezhë-Tiranë, pranë një biznesi, teksa Muhja ishte duke levizur në anë të superstradës dhe përcjellësit e energjisë kanë qenë në tokë. Lidhur me rastin OSHEE ka sqaruar se ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur dhe 43-vjeçarin e ka zënë korrenti.
Muhja banonte në Ishull-Lezhë dhe ishte babai i dy fëmijëve të mitur.
