VIDEO/ Makina e bërë copash në traun e rrugës, dalin pamjet e aksidentit të frikshëm me dy të plagosur në Lushnje

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme (23 prill) në By- Passin Lushnjes.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa drejtuesit e tyre kanë përfunduar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjetet mësohet se janë fërkuar në tentativë për të parakaluar dhe për pasojë, drejtuesi i automjetit tip “Audi” ka humbur kontrollon dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të përplasjes së fortë, një pjesë e hekurit të barrierës anësore ka përshkuar mjetin mes përmes.

Një seksion i barrierave anësore ka përfunduar jashtë autostradës ndërsa pjesa tjetër brenda mjetit.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër bashkudhëtar me të. Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Ndërkohë kanë dalë edhe pamjet e aksidentit ku shihet makina e bërë copash anë rrugës.