Nëna Surrogate dhe aborti, Dhamo: Nisma as bardhë e as zi, ka vende që e ndalojnë

Pedagogia e shkencave sociale, Eris Dhamo në një intervistë në Ora News u shpreh se ndërtimi i kuadrit ligjor për surrogacinë është një nismë pozitive.

Dhamo: Të flasësh për surrogacinë është një cështje e ndërlikuar.

Nuk është as bardh as zi.

Nuk është një cështje e lehtë.

Ligjshmëria e saj apo ndërtimi i kuadrit ligjor të saj unë në pamje të përgjithshme e shikoj si një nismë pozitive.

Sigurisht që Surrogacia varet nga një sërë faktorësh.

Ato kulturoret ndoshta janë më të ndjeshmet që janë pjesë e diskutimeve të sotshme.

Por padiskutim edhe vlerat etike janë një komponent shumë i rëndësishëm të cilat duhet të shoqërojnë kuadrin ligjor.

Ka vende në Perëndim që e lejojnë atë, ka vende të cilat e ndalojnë atë.