VIDEO/ Shoferi i dehur në timon, makina përfundon në kanal në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2024, 22:23
Një ka dalje nga rruga ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në vendin e quajtur “ Ura e Baltëzës “ në Fier. Një person ende i paidentifikuar ka rënë në kanalin anësor të rrugës me automjetin e tij duke përfunduar në ujë.
Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “ Benz” kish përfunduar në kanal dhe në përpjekje për të dalë nga mjeti ishte zhytyr në ujërat e tij në gjëndje të dehur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu dhe shërbimi zjarrfikës, por drejtuesi i mjetit ishte nxjerrë nga banorët e zonës dhe më pas është transportuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e automjetit nga kanali.
