Hysi: Nuk është problemi tek policia, por është vetë SPAK që ka sjellë vonesa në hetime
Avokatja, Vasilika Hysi e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se deklaratat e Dumanit për policinë kanë qenë për të justifikuar vonesat e institucioneve të SPAK-ut dhe të Byrosë së Hetimit.
Hysi: Në fakt nga njoftimi që ka bërë është një formë justifikimi me çfarë shoh në çështjet që janë regjistruar pranë këtij institucioni. Sepse SPAK ka kompetencën e hetimit apo të grumbullimit të informacioneve në bashkëveprim me byronë e hetimit. Çështjet që shkojnë për ndjekje nga oficerët e policisë gjyqësore pranë drejtorive të policisë janë çështje të posaçme.
Çështjet e tjera të gjitha hetohen nga byroja e hetimit. Veprimi me vonesë për hetimin i kryer nga SPAK dhe nga Byroja e Hetimit e bën që ta kalojnë përgjegjësinë në institucione të tjera. Nuk mendoj se është problemi dhe çështja tek punonjësit e policisë apo tek drejtoria e policisë, por është vetë institucioni I cili ka sjellë vonesa ne hetime dhe verifikime dhe grumbullime informacionesh. Ka qenë një frazë për të justifikuar vonesat e institucioneve të SPAK-ut dhe të byrosë së Hetimit.
