Hap dyert kompleksi arsimor në Valias, Rama: I rindërtuar nga themelet, me standarte evropiane

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Valias të Ri, ku ka hapur dyert kompleksi i 38-të modern arsimor, Shkolla “Demokracia”, kopshti dhe çerdhja e re.

Kompleksi arsimor, i shtrirë në 4,400 m2, sapo ka hapur dyert për mbi 700 nxënës, dhe është rindërtuar nga themelet me standartet tërësisht evropiane.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu thotë se ambientet sportive dhe kreative do të shërbejnë edhe për komunitetin.

“Është një shkollë me kapacitet mbi 400 nxënës.

E ndërtuar me të gjitha ambientet që i përkasin palestrës, terreneve sportive dhe kreative.

I shërben dhe komunitetit për aktivitete të ndryshme.

Bashkia Kamëz është impenjuar që me universitetin të ketë ndërlidhjet e nxënësve të klasave të 12-ta dhe nxitjes për të studiuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës”, tha ministrja Manastirliu.

Postimi i Ramës:

Valias i Ri - Në bashkinë simbol të Rilindjes pas rrënimit, ku ka hapur dyert kompleksi i 38-të modern arsimor nën drejtimin këmbëngulës të Rakip Sulit dhe me mbështetjen e pandalur të qeverisë shqiptare

Shkolla “Demokracia”, kopshti dhe çerdhja e re në Valiasin e ri, sapo kanë hapur dyert për mbi 700 nxënës, fëmijë, mësues dhe edukatorë, në një kompleks të rindërtuar nga themelet, i shtrirë në 4,400 m2, me standarde europiane.