''Shqipëria u përket të rinjëve'', Meta nga Kruja: Më 27 prill, zëri i studentëve do të gjëmojë në Pallatin e Kongreseve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2024, 08:48
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një videoje nga Kruja me një studente në rrjetet sociale shprehet se me 27 prill zëri i studentëve dhe i të rinjëve do të gjëmojë në Pallatin e Kongreseve.
Postimi i Metës:
Këtu nga Kruja e mrekullueshme ju përshendesim me Besarën, studenten e Erisa Xhixhos kandidates tonë për zëvëndës presidente të Partisë së Lirisë.
Në 27 prill zëri i studentëve, i studenteve dhe i të rinjëve do të gjëmojë në Pallatin e Kongreseve.
Për 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, që do ta bëjnë Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus.
Shqipëria u përket të rinjëve. Përshëndetje.
