Këlliçi: Njerëzit protestojnë pasi drejtorët e bashkisë Tiranë krijuan një kompani private dhe vjedhin paratë e qytetarëve

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi në një intervistë në Ora News u shpreh se qytetarët protestojnë pasi drejtorët e bashkisë Tiranë kanë krijuar një kompani private dhe vjedhin paratë e qytetarëve pasi e kanë kthyer edhe bashkinë në një kompani private.

Këlliçi: Unë kam denoncuar gjatë fushatës fabrikën e asfaltit që shtronte rrugët dhe tenderonte fiktivisht rrugët e Tiranës. Një rast unikal korrupsioni në botë dhe ende nuk kemi asnjë procedim, as nga prokuroria as nga SPAK-u.

Ky SPAK-u i kujdesshëm dhe ky SPAK-u që po bën drejtësi për gjithë shqiptarët.

Kjo është një tentativë për të ndalur protestën e javës së ardhshme që do të jetë edhe më e madhe dhe më energjike.

E cila është thërritur ditën e premte, ka një mori kërkesash për shkak se janë me qindra e qindra qytetarë që duan të marrin pjesë por një pjesë e atyre e kanë të pamundur për shkak të orarit.

Kemi ende një diskutim me Alenacën për Mbrojtjen e Teatrit.

Nuk kemi patur asnjë reagim nga komuniteti ndërkombëtar për dhunën e ushtruar ndaj artistëve dhe qytetarëve.

Për shembjen e teatrit me artistë dhe qytetarë brenda dhe nuk janë kujtuar asnjëherë të flasin.

Për hir të vërtetës do doja edhe unë ta ndaja veç reagimin e ambasadës amerikane që sigurisht është për tu përshëndetur dhe për herë të parë ata kanë vënë gishtin në plagë.

Këta qytetarë që kanë dalë për të protestuar e kanë një arsye.

Kanë dalë për të protestuar sepse titullarët, drejtorët e bashkisë Tiranë që paguhen me taksat e qytetarëve që duhet të shkojnë aty për ti shërbyer qytetit kanë krijuar një kompani private dhe e kanë kthyer bashkinë në një kompani private ku vjedhin paratë e qytetarëve.

Dhe normal qytetarët po protestojnë kundër korrupsionit. Në këtë rast ambasada amerikane ka pasur një reagim tejet korrekt tejet të balancuar.

Në momentin kur këshilltarët bashkiakë të opozitës nuk lejohen për të tretën javë me radhë të futen në ambientet e Bashkisë Tiranë në një ditë zyrtare pune, nuk marrin përgjigje tashmë prej muajsh për kërkesat që kanë depozituar me shkrim, atëherë cfarë presin aktorët lokalë dhe jolokal.