“Funky Days & Night”, 3 ditë magjike tek Pazari i Ri
Pazari i Ri në kryeqytet sjell në datat 19-20-21 prill një përvojë unike, që vetëm “Funky Days & Nights” ofron. Plot tri ditë e net të ngrohta të kushtuara muzikës, ushqimit, artit dhe kulturës.
“Funky Days & Nights” sjell një përvojë të pazakontë, duke kombinuar muzikën, ushqimin, artin dhe kulturën në një ngjarje të vetme. Për ata që duan të zhyten në një atmosferë retro, surprizat e veçanta të prezantuara me tingujt mahnitës të artistëve më të dashur të momentit do t’i bëjnë të ndjehen si në një kohë tjetër.
Ky aktivitet, jo vetëm që do të transformojë pamjen e Pazarit të Ri, por gjithashtu do të ndikojë në perceptimin e Tiranës për tri ditë dhe net të plota.
Artistët dhe DJ-të do të jenë motori i ritmeve të mahnitshme, ndërsa aktivitetet rekreative do të krijojnë momente të paharrueshme për të gjithë të pranishmit, nga të vegjël deri te të rriturit.
Retro Vespa dhe tregtia e vjetër në Flea Market do të rikthejnë kujtimet nostalgjike, ndërsa brunch-i në Pazari do të ofrojë një përvojë gastronomike të jashtëzakonshme.
Për të shtuar edhe më shumë emocione, fasadat e godinave do të shërbejnë si ekran për projeksione magjike, duke krijuar një atmosferë ende më të mahnitshme dhe të përmbushur me magji.


