Muralet, artisti Bledar Çakalli përjetëson në rrugët e Mynihut portretet e komandatëve të UÇK-së: Historia ka nevojë të ringjallet
Në shumë qytete të botës në ditët e sotme nuk është e nevojshme për të hyrë në muze për të admiruar piktura dhe vepra të mirëfillta arti.
Muralet, të cilat lindën për t’i bërë më pak gri muret e ndërtesave, fabrikave e tuneleve rrugore, sot janë shndërruar në një formë të vërtetë arti.
Dhe kjo formë arti është integruar së fundmi edhe në rrugët e Mynihut të Gjermanisë nga artisti shqiptar Bledar Çakalli.
Në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News”, vetë artisti rrëfeu se muralet që ai po bën janë vepra të kërkuara nga emigrantët shqiptarë atje, të cilët i kanë kërkuar që të realizojë portretet e Indrit Carës, Adem Jasharit dhe figura të tjera.
“Por mund të them që nga 7 vite aktivizim në Shqipëri dhe në trevat shqiptare kjo ëhstë hera e parë që po dal jashtë trojeve shqiptare, dhe nuk do të jetë e fundit.
Të dielën do të jem në Shqipëri ku kam një projekt në Rrugën e Kombit në Mirditë, një projekt që bën fjalë për një rekord evropian, shpresoj që t’ia arrij.

Pasi e shikoj më të arsyeshme që historia të ringjallet në vendin tonë. Këtej është diçka plus për historinë shqiptare, por është më e nevojshme në trojet tona.
Sa i përket muraleve në Mynih besoj për 6 ditë e përmbyll këtë vepër. Personi që më ka sjellë këtu është një shqiptar i Tiranës dhe që ma ka kërkuar një murale të tillë”, u shpreh artisti i muraleve Bledar Çakalli.



