Natyra apo mendja njerëzore e shkaktuan përmbytjen e Dubait? Artenida Gjoni i përgjigjet teorisë konspirative
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur pastrimin e rrugëve të përmbytura si pasojë e stuhisë së shiut që përfshiu vendin.
Gadishulli Arabik u përball me reshjet më të mëdha të shiut në historinë e këtij vendi.
Reshjet janë të rralla në Emiratet e Bashkuara Arabe, që njihen për klimën e thatë të shkretëtirës.
Nga reshjet e shiut më intensive në historinë e Dubait, u shkaktuan dëme të mëdha, në biznese, rrugë apo dhe shtëpi.
Shqiptarja me banim në Dubai Artenida Gjoni, në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News” foli për situatën e krijuar përmbytjet që nga anulimet e fluturimeve tek përmbytja e shtëpive, përjetimet e qytetarëve atje, por edhe të shqiptarëve të bllokuar.
Ndërkaq e pyetur mbi teorinë më të fundit konspirative se ajo çfarë ndodhi në Dubai ishte një shi i krijuar nga mbjellja artificiale e reve, Gjoni theksoi se një gjë e tillë është e pamundur.
“Pasi një shi artificial nuk ka asnjëherë fuqinë që të krijojë përmbytje të tilla.
Pra çdo gjë ishte një fenomen i pastër natyror”, u shpreh nga Dubai shqiptarja Artenida Gjoni.


