Izraeli nis “kundër-hakmarrjen” ndaj Iranit me sulme ajrore, reagon Teherani: Përpjekje e dështuar përmes dronësh
Një sulm me raketa dhe dronë raportohet pranë një baze ushtarake të Iranit në Isfahan.
Situata e paqartë pas raportimeve kontradiktore, kjo pasi televizioni shtetëror në Iran raportoi se tre dronë janë rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes raketore në Isfahan.
Menjëherë pas sulmit, Teherani aktivizoi sistemin e mbrojtjes ajrore, ndërsa tha se centralet bërthamore janë të sigurta. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme, citojnë mediat shtetërore iraniane një gjeneral ushtrie.
Një zyrtar Iranian thotë se nuk ka pasur sulm me raketa nga Izraeli, por fluturim dromësh.
“Përpjekje e dështuar e Izraelit përmes dromësh”, tha zyrtari Iranian.
Për shkak të sulmit u pezulluan fluturimet në disa aeroporte, ndërsa tashmë gjendja është kthyer në normalitet. Fluturimet kanë nisur edhe në aeroportin kryesor të Teheranit, Imam Khomeini.
Irani ka qenë në gatishmëri të lartë pasi Izraeli tha se do t'i përgjigjej. Teherani lëshoi më shumë se 300 raketa e dronë në Izrael mesnatën mes 13 dhe 14 prillit, si hakmarrje ndaj sulmit në konsullatën e tij në Damask të Siri, më 1 prill.
Aleatët perëndimorë të Izraelit gjatë gjithë javës, veçanërisht SHBA-ja dhe Britania, i kanë kërkuar qeverisë izraelite që të mos kryejë një përgjigje të rëndë ndaj sulmit raketor iranian.
MINUTE PAS MINUTE
Irani është në gatishmëri të lartë pasi Izraeli tha se do t’i përgjigjej një sulmi iranian kundër tij të shtunën në mbrëmje:

07:20 Ulet çmimi i naftës, nën 90 dollarë
07:19 Komandanti iranian thotë se nuk ka dëme
06:40 CNN: Hapësira ajrore rihapet në Iran
06:35 Irani: Rifilluan fluturimet nga aeroporti i Teheranit
06:24 “Izraeli i tha SHBA-së se nuk do të godiste zonat iraniane të energjisë bërthamore”
06:06 Australia u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Izraeli
06:04 Media iranniane: Asnjë shpërthim i madh në Esfahan
05:31 NYT: Një bazë ajrore ushtarake u godit pranë Esfahanit
05:21 Ushtria izraelite asnjë koment ”për momentin”
05:08 Burimi ushtarak në Fox News: Sulm ”i kufizuar”
05:02 Irani: Objektet bërthamore pranë Esfananit në ”siguri të plotë”
04:57 Irani: Dronët u rrëzuan ”por nuk ka raketa tani për tani”
04:50 Ushtria izraelite: Sirena në veri të Izraelit
04:45 Aktivistë lokalë: Sulme në Sirinë jugore
04:28 Irani aktivizon mbrojtjen, hapësira ajrore mbi Teheran mbyllet
04:21 TV amerikan: Izraeli nis një sulm kundër Iranit
04:17 TV iranian: Shpërthime të forta pranë Esfahanit.
ZHVILLIMET PAS SULMIT IZRAELIT
Pas sulmeve izraelite me dronë, rinisin fluturimet në Iran
Irani ka lejuar rinisjen e fluturimeve, pas vendimit për pezullimin e tyre pas raportimeve për shpërthime pranë një baze ushtarake në provincën Isfahan. Kështu u konfirmua nga zëdhënësit të Organizatës së Aviacionit Civil.
Izraeli nuk dëgjon askënd/ Reagon SHBA: Nuk kemi gisht tek sulmi i sotëm ndaj Iranit
Izraeli kishte paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të sulmonte Iranin në 18 deri në 24 orët e ardhshme, por amerikanët thonë se nuk janë të përfshirë në operacion.
Asnjë dëm nuk u shkaktua në sulmin e Izraelit gjatë natës ndaj Iranit. Kështu deklaroi Siavosh Mihandoust, komandanti i ushtrisë iraniane.
Ndërkohë, raportohet se pavarësisht sulmeve, impiantet bërthamore në Isfahan, një qytet në Iranin qendror janë plotësisht të sigurta. Tashmë pritet në orët në vijim nëse do të ketë kundërpërgjigje nga Irani.


