Ndalimi i kosovarëve në kufi, Mulolli: Hakmarrje primitive e Serbisë ndaj qytetarëve të pafajshëm për vendimin e KiE-s
Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.
DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi ditën e djeshme.
Ndërkaq lidhur me këto ngjarje që erdhën menjëherë pas vendimit të Asamblesë Parlamentar të Këshillit të Evropës për një dritë jeshile për anëtarësimin e Kosovës në këtë strukturë kyçe të vetë BE-së, konsulenti dhe analisti politik, Fitim Mulolli në një intervistë në studion e lajmeve Ora News u shpreh se ndalimi i kosovarëve në kufi është hakmarrje primitive e Serbisë ndaj qytetarëve të pafajshëm.
Mulolli: Është një reagim për të ardhur keq. Nga Serbia një tentim hakmarrjeje, totalisht e pakuptimtë ndaj zhvillimeve që kanë ndodhur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kemi rikthim të disa politikave thellësisht të tejkaluara me një qasje komuniste nëse mund të themi.
Shteti në pamundësi për të bërë dicka në mënyrë konsensuale apo demokratike nga një paaftësi për ta pranuar një humbje në rrafshin ndërkombëtar fillon të bëjë atë që mund të bëjë dhe ajo është tregimi i muskujve.
Fillon të arrestojë qytetarët e pafajshëm, fillon të shkelë marrëveshjet. Është një hakmarrje primitive e Serbisë.

