Shqipëria në Bienalen e Venezias është "Love as a glass of Water"

Të bësh dashuri është një gjest i thjeshtë e i nevojshëm si ai i rrufitjes së një gote me ujë.

E uji është baza e jetës, ashtu si dhe dashuria.

Inaugurohet të shtunën datë 20 prill në Venezia, Ekspozita internacionale e Artit. edicioni i 60 i saj.

Shqipëria është një nga 90 pavionet e këtij arsenali arti e artistja shqiptare Iva Ljulashi, një nga 332 artistët pjesëmarrës nga e gjithë bota.

"Të huaj kudo" është tema e zgjedhur e Biennales së Venezias që ka nisur rrigëtimin e saj prej 1895 e cdo dy vite sjell në këtë qytet veprat e artistëve më të mirë të artit botëror.

Kuratori i saj, kritiku i njohur brizilian Adriano Pedrosa, në konferencën prezantuese ka rrëfyese se vecantia e edicionit të sivjetëm me një temë kaq aktuale "Foreigners Everyëhere", është se i jep të gjithë artistëve outsider që ndodhen në kufijtë e botës së artit, privilegjin për të marrë pjesë si nuk kanë bërë kurrë më parë, në një manivestim të fuqishme të artit botëror, e të përballen me tradita e diferenca kulturore kaq të ndryshme nga ta e kaq të panjohura dhe për publikun.

Tematika "Të huaj kudo" nënkuptoj idenë se kudo që të shkosh e kudo që të gjendeshm do të takosh persona të huaj e pavarësisht vendodhjes ndjehesh jo pak herë i huaj me veten.

Një tematikë sa politike për aktualitetin që ka marrë cështja e emigracionin në panoramën ndërkombëtare, aq dhe poetike e përshkruese për artin.

332 artistët e seleksionuar për të marrë pjesë, nga 80 vende të botës, mes të cilëve dhe piktorja shqiptare Iva Lulashi, e lindur në Shqipëri, e rritur dhe e shkolluar në Akademinë e Venezias, janë përzgjedhur falë një pune seleksionues të kujdeshme e prej muajsh me kritikë, kurues e galeri të shumta arti nëpër botë.

 “Theory of the glass of ëater”, (Teoria e gotës me ujë"), është tema e pavionit të Shqipërisë që prezantohet nga ekspozita e Iva Lulashit me titullin "Love as a glass of ëater".

Janë piktura të frymëzuar nga një revolucion seksual, nga impulse të nevojshme e të naturshme për njeriun që vijnë thjesht e domosdoshmërinë e gëlltitjes së një gote me ujë.

Kuruesi italian Antonio Grulli është shprehur se veprat e artistes shqiptare kanë zgjedhur si temë medimin radikal e feminist të teoricienes ruse Alexandra Kollontai (San Pietroburgo, 1872 – Mosca, 1952). 

Artistja shqiptare ka si personazhe shtjelluese në veprat e saj, figurën femërore, të cilat i ka marrë nga skena filmash pak të njohur e nga të cilat është frymëzuar për të pikturuar interpretimin e saj artistik.

Janë skena erotike, impakte të forta dëshira lirie, shprese, force, por dhe reflekse rë një jete o skenari të një momenti që qëllimshëm është lënë i pazgjidhur.

"Uji është baza e jetë si dhe dashuria e bashkë lëvizin në një gjëndje brishtësie", shkruan kuruesi i pavionit të Shqipërisë për artin e Lulashit.

Dashuria, seksi, dëshira, mund t'i japin kuptim jetës tonë, apo ta shkatërrojnë e janë i vetmi realitet i madh e përjetësisht revolicionar. Forca e tyre është mbipolitike dhe ekzistenciale, herë e pakapshe e herë paqësore si uji."

E pikturat e Iva Lulashit, përcjellin këtë frymëzim, të afta për të kapërcyera cdo kufi e limit ashtu si dëshira, ashtu si uji, si teoria e ujit dhe e dashurisë në një gotë ujë.

Bienalja e Venezias do të qëndrojnë hapur nga data 20 prill deri më 24 nëntor 2024.