Producenti Nathaniel Hansen trajnim me pjesëmarrësit e Laboratorit të Gazetarisë Investigative
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2024, 12:51
Nathaniel Hansen, producent i filmave dokumentarë i nominuar për çmimet Emmy dhe fitues i disa çmimeve, vizitoi Tiranën javën e kaluar.
Ai trajnoi pjesëmarrësit e Laboratorit të Gazetarisë Investigative, një program i menaxhuar nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA.

Nathaniel punoi me studentët mbi rrëfimin pamor, teksa ata punojnë me historitë e tyre hulumtuese, pjesë e mentorimit të tyre nëntëmujor me Laboratorin.
