Fëmijët e “ngujuar” para internetit, psikologia Hida: Gjithçka lidhet me prindërimin! Teknologjia, as e mirë e as e keqe

Interneti është bërë një shqetësim më vete për fëmijët e vegjël. Çdo ditë e më tepër prindërit po ankohen për fëmijët e tyre që harxhojnë shumë kohë pas internetit dhe lënë mësimet pas dore.

Por për psikologen Manolita Hida, fajoi nuk është tek fëmijët por tek prindërit dhe mënyra e tyre e prindërimit.

“Është pashmangshme pjesa e ngujimit të fëmijët nga përdorimi i teknologjisë. Megjithatë ne mund të përpiqemi t’i kontrollojmë dhe duhet të dimë që ne japim imazh dhe shembull tek fëmijët. Pjesa e tenkologjisë është si kurth magjik, pasi edhe ne të rriturve na tërheq, jo më për fëmijët që këta ngjyra dhe efekte që i bëjnë për vete.

Por e gjitha qëndron tek mënyra se si e përdorim teknologjinë në përditshmërinë tonë.

Pra janë praktikat e gabuara të prindërimit tek fëmijët në përdorimin e teknologjisë, pasi teknologjia nuk është as e mirë dhe as e keqe. Çdo gjë që është shpikur është shpikur për të lehtësuar pjesën e jetesës tonë.

Por mënyra se si ne përpiqemi t’iu përdorim këto mjete përbën dhe ndryshimin.

Që do të thotë se këto mjete nuk mund të zëvendësojnë kurrë pjesën e prindërimit, çka nënkupton se teknologjia nuk mund të bëjë dot pjesën e baby-siterit tek fëmijët, ajo është një detyrë që vjen si pjesë të bërit prind dhe në momentin e të pranuarit të këtij roli.

Në momentin në të cilin ne përpiqemi të vendosim teknologjinë përballë pjesës së kujdesit tonë ndaj fëmijës, e kemi humbur betejën dixhitale”, u shpreh ndër të tjera, psikologia Manolita Hida.