E mbajti të fshehtë, Suki Waterhouse zbulon gjininë e bebit
Suki Waterhouse zbuloi për herë të parë gjininë e fëmijës në skenën e Festivalit të Muzikës dhe Arteve Coachella. 32-vjeçarja u shfaq me një pallto të bardhë me pupla gjatë shfaqjes së saj dhe këndoi një pjesë nga hiti Oasis ‘Don’t Look Back In Anger’.
Waterhouse më pas foli për mëmësinë teksa u shpreh se kohët e fundit ka përjetuar ndryshime të mëdha në jetën e saj duke zbuluar se kishte një vajzë.
“Kanë ndodhur disa ngjarje mjaft të mëdha. I dua femrat e mrekullueshme dhe kam qenë shumë me fat që kam zonjën time të vogël të mrekullueshme dhe kam takuar dashurinë e jetës sime”, tha ajo.
Menjëherë pas lindjes së vajzës së saj me aktorin, Suki Waterhouse ka postuar foton e parë të foshnjës së porsalindur.
#SukiWaterhouse had a big surprise for #Coachella fans!
— TMZ (@TMZ) April 14, 2024
Full story ???? https://t.co/iRnaMRB3TK pic.twitter.com/mNcLAGpJns
