VIDEO/ “Të dua”- Egla Ceno i shpreh dashurinë Gracianos, ja si reagoi balerini dhe Meritoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2024, 13:16
Pas rifutjes së Graciano Taganit në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVA3”, Egla Ceno është parë shumë e afërt me balerinin, mesa duket dyshja e kanë rregulluar marrëdhënien me njëri-tjetrin.
Në orët e para të mëngjesit, teksa ishin shtrirë në shtrat aktorja i ka shprehur ‘dashurinë’ Gracianos.
“Graciano të dua”- i tha Egla balerinit, i cili iu përgjigj: “Edhe unë”.
“Oh dashuri”- tha Meriton Mjekiqi duke tallur dyshen, ndërsa vazhdoi të këndojë, gjest ky që bëri për të qeshur Eglën.
“Je duke e kënduar gabim”– iu drejtua Graciano moderatorit, i cili vazhdoi këngën.
View this post on Instagram
