Ndjekësit janë të bindur që këngëtarja shqiptare është në pritje të ëmbël

Evi Reçi dhe Kledi Hysa prej disa kohësh tashmë po shijojnë marrëdhënien e tyre dhe janë shndërruar padiskutim në një ndër çiftet më të komentuara në media.

Ndërkohë që momentalisht po shijon suksesin e debutimit të saj si akore në filmin “Guxim”, këngëtarja është gjendur gjithashtu në mes të spekulimeve për një shtatzëni të mundshme.

Dyshimet se këngëtarja është në pritje të ëmbël kanë nisur për shkak të disa postimeve të fundit të bërë në rrjetet sociale, ku dallohet paksa barku i rrumbullakosur dhe për këtë arsye fansat janë të bindur se Evi dhe Kledi do të bëhen prindër së shpejti.

Deri më tani nuk kemi ende një reagim nga ana e çiftit në lidhje me këto lajme që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi. As Evi as Kledi kanë zgjedhur të mos hedhin poshtë spekulimet apo t’i konfirmojnë ato.