Afera ‘Partizani’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për heqjen e masës së arrestit shtëpiak

GJKKO ka rrëzuar sërish kërkesat për heqjen e mesës së sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Sipas avokatëve të Berishës dhe Malltezit, në këtë fazë që ndodhet hetim, janë zbutur nevojat për mbajtjen e tyre në masën “arrest shtëpie”, e për këtë arsye u kërkua  vendosja e një mase më të lehtë.

Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë.