Protestuesit “pushtojnë” rrugët në Izrael, kërkojnë lirimin e pengjeve dhe dorëheqjen e Netanyahut

Nesër bëhen gjashtë muaj që kur Hamasi nisi sulmet e tij më 7 tetor ndaj Izraelit.

Që atëherë, dhjetëra mijëra njerëz në Gaza janë vrarë dhe më shumë se 100 pengje izraelite mbeten të bllokuar brenda brezit të rrethuar.

Për të shënuar përvjetorin, mijëra protestues janë mbledhur në Tel Aviv, duke bërë thirrje për zgjedhje të menjëhershme në Izrael dhe për lirimin e të gjithë pengjeve.

Disa mbanin pankarta që i kërkonin qeverisë izraelite të bënte më shumë për t’i sjellë ata në shtëpi, ndërsa të tjerë mbanin pankarta që shkruanin “Gjysmë viti i ferrit”