“Çmendet” moti në Kinë/ 10 të vdekur, 3 prej të cilëve kanë “fluturuar” nga dritaret e apartamenteve për shkak të erës së fortë

Kjo është situata meteorologjike me të cilën po përballet Kina prej një jave.

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, 3 prej të cilëve janë nxjerrë nga dritaret e apartamenteve të tyre për shkak të erës së fortë, të ngjashme me tajfunin. Dhjetëra të tjerë raportohen të plagosur.

Mbi 5 mijë e 400 ndërtesa u dëmtuan, duke prekur 313 mijë banorë, ndërsa rreth 1 mijë e 600 u detyruan të evakuoheshin për shkak të rrezikut të lartë.

Për herë të parë pas 11 vitesh, autoriteti meteorologjik kinez lëshoi alarmin më të lartë të paralajmërimit dhe shpejtësia e erës u regjistrua kaloi rekordet.

Pamjet treguan makina të përmbysura, infrastrukturë të shkatërruar dhe mbi 2 mijë pemë janë shkulur nga vendi.

Vitet e fundit Kina është ka regjistruar shpesh ekstreme të ndryshme të motit.

Viti i kaluar ishte më i nxehti në historinë e saj, ndërsa më herët vendi përjetoi temperaturën e tij më të ulët ndonjëherë në janar 2022, me qytete që arritën -52 gradë Celsius.