SHËNOHET REKORDI NË MEKË/ 2.5 milionë myslimanë falen njëkohësisht në Natën e Kadrit në Qabe
Në Mekë të Arabisë Saudite është arritur një rekord numrash në Natën e Kadrit. Sipas autoriteteve atje 2.5 milionë besimtarë u falën natën e Kadrit duke shënuar një prej rekordeve në këtë vend të shenjtë.
Një rekord prej 2.5 milionë myslimanësh u mblodhën në Xhaminë e Madhe në Mekë të Arabinë Saudite, të premten për të shënuar një nga netët më të shenjta të Ramazanit thanë autoritetet.
Autoriteti i Përgjithshëm për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta në Mekë dhe Medine tha se planet për një numër të madh pelegrinësh të Umres shkuan pa probleme ndërsa lutjet e natës së Kadritu mbajtën të premten e fundit të Ramazanit.
Besimtarët që u falën në ntë njëjtën kohë besohet se arritën shifrën e 2.5 milionë njerëzish, çka përbën një rekord deri t ani.
Kjo natë festohet nga ata që besojnë se lutjet e tyre kanë shanset më të mëdha për t'u përgjigjur.
“Ne kemi planifikuar që ky numër i madh njerëzish, si pelegrinët vendas dhe të huaj, si dhe besimtarët nga provinca lokale e Mekës, të zbresin në territorin e shenjtë të xhamisë dhe mund të konfirmojmë se më shumë se 2.5 milionë besimtarë u falën natën e kaluar,” tha Mohammed Al. Bassami, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë Saudite të Trafikut.
“Ne u siguruam dhe dyfishuam forcat tona të sigurisë nëpër terren për të lehtësuar kontrollin e qetë të turmave që dëshironin të faleshin në xhami në natën më të shenjtë të Ramazanit,” shtoi ai.
Data specifike e Natës së Kadrit mbetet e paqartë, por Profeti Muhamed tha se ajo ndodh gjatë 10 netëve të fundit të Ramazanit, veçanërisht në një natë me numra tek, ku shumë besojnë se është në ditën e 27 të Ramazanit.


