Ndërtimi i prin ekonomisë, 1.3 miliardë euro shitblerje, u dyndën të huajt
Viti 2023 shënoi rritje të fortë në tregun e pasurive të paluatjshme.
INSTAT dhe Banka e Shqipërisë raportojnë për një shtim të kredive të dhëna por edhe dyndje të të huajve që blejnë banesa e prona.
Efekt të lartë në ekonomi ka dhënë edhe sektori i turizmit dhe i shërbimeve.
Tregu i pasurive te palujatshme kryesoi në sektorët që ndikuan në rritjen ekonomike në vitin 2023 duke u rritur me 11 për qind.
Kontratat e shitblerjeve në këtë fushë arritën në vlerën e 1.3 miliarde eurove sipas të dhënave të INSTAT.
Madje nga viti 2019 ky treg ka shënuar vetëm rritje duke marrë në konsideratë edhe lejet e ndërtimit.
Ndërkaq Banka e Shqipërisë shprehet se 60% e shumës është financuar nga kreditë per blerje ampartementi apo pronave të tjera.
Të huajt që kanë blerë pasuri në vend, kryesisht në brengdet sipas institucionit qëndror financiar kanë dhënë një shtysë të lartë.
Madje investimet e huaja gjatë 12 muajve të fundit u rritën me 10 për qind duke shkuar në 325 milionë euro, ku përfshihet energjia, shërbimet financiare, pasuritë e paluajtshme etj
Sektori i sherbimeve dhe ai i turizmit po ashtu shënuan rritje të fortë, kjo e konfirmuar dhe nga numri i turistëve që kapërceu shifrën e 10 milionë personave.
Optimist është dhe matësi i besimit që ka pësuar rritje me 2.2 për qind përfshirë industrinë dhe konsumatorët.
