Sulm i armatosur në Stamboll, një i vdekur në vendngjarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2024, 07:01
Një person ka vdekur në një sulm të armatosur në lagjen Sancaktepe të Stambollit, Turqi.
Viktima është sulmuar nga persona të panjohur teksa ka dalë nga makina e tij. Viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi i ekspertëve gjeti shumë gëzhoja në zonë. Autoritetet po hetojnë shkakun e këtij sulmi.

