Çaktivizohet një bombë 100 kilogramëshe e Luftës së Dytë Botërore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2024, 17:33
Është çaktivizuar pas disa orësh, një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Berlin.
Fillimisht, policia kreu evakuimin në zonën e ndaluar, përgjatë ditës së sotme.
Më pas, bomba prej 100 kilogramësh në Berlin, më saktë në Schmargendorf u çaktivizua, shkruan "Bild".
“Bomba e Luftës Botërore u çaktivizua me sukses”, shkroi Policia e Berlinit në rrjetin social X.
Që nga mëngjesi, disa rrugë u mbyllën plotësisht, përfshirë këtu edhe autostradën e qytetit.