Vlorë/ Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por u dogjën disa bagëti dhe një sipërfaqe toke. Procedohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2024, 13:30
Vlorë/Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje në fshatin Penkovë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa bagëti të imëta të tijat dhe një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, në fshatin Penkovë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".
