15 vjetori i Shqipërisë në NATO, Mediu: Ngjarja më e rëndësishme pas pavarësisë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në një intervistë në Ora News u shpreh se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është ngjarja më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë pas pavarësisë.
Mediu: Mendoj se është ngjarja më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë pas pavarësisë.
E cila e bëri Shqipërinë vend të një aleance politike dhe ushtarake, ku i jep mundësinë të jetë në një tryezë ku diskutohen cështje të rëndësishme për Shqipërinë dhe jo vetëm.
Kjo ka qenë një mbështetje e gjerë popullore që prej fillimeve pavarësisht se në fillime ka pasur mëdyshje politike të grupimeve politike të asaj kohe që kanë qenë kundër NATO-s.
Me kohën edhe politikanët e së majtës u kthyen dhe e kthyen anëtarësimin e NATO-s, si një pjesë të proceseve të tyre të rëndësishme politike.
Një aleancë sigurie që ka qenë gjithmonë shumë e rëndësihme për shqiptarët.
Të qenurit në një aleancë ushtarake sigurie jo vetëm që garanton pavarësinë e vendit tonë nga ndërhyrjet apo sulmet e vendeve të cilat nuk janë në të njëjtën qasje si ne por krijon edhe një hapësirë për një funksionim më të mirë të marrëdhënies mbarëshqiptare.
Nesër ne do kemi një konferencë për 15 vjetorin e NATO dhe pjesëmarrës të kësaj conference janë aktorë të rëndësishëm të politikës shqiptare, edhe deputetë nga Kosova dhe Mali I Zi.
