Kosova merr dritën jeshile për në Këshillin e Evropës, deputetja Kryeziu: Hap i jashtëzakonshëm për vendin

Kosova ka kaluar me sukses fazën e parë të procesit të aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pasi Komiteti për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare miratoi opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis e cila vjen nga shteti i Greqisë, ku mes tjerash u rekomandua që Kosova ka përmbushur kushtet që të jetë anëtare e këtij institucioni.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme për vendin, deputetja e Vetëvendosjes Arbëresha Kryeziu në një inytervistë në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se ky ishte një hap i jashtëzakonshëm që Kosova e kaloi me sukses.

“Është një hap që tregon që përkrahja e shteteve të Këshillit të Evropës se ekziston dhe se Kosova është një shtet i cili i plotëson të gjitha kushtet por të qenë pjesë e këtij mekanizmi mjaft të rëndësishëm ndërkombëtar.

Besoj se edhe fazën e ardhshme do ta kalojmë me sukses dhe që do të kulmojnë me anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ne nuk kemi më asnjë kusht për të përmbushur kjo dhe falë edhe vendimit për Manastirin Deçanit.

Sa i përket Serbisë, ajo vazhdimisht ka kërcënuar me deklarata të tilla duke mos e pranuar në asnjë anëtarësimin e Kosovës në strukturat ndërkombëtare”, theksoi ndër të tjera, deputetja Arbëresha Kryeziu.