Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ “Volkswageni” përplaset me furgonin, një i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2024, 17:07
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Një makinë tip ''Volswagen'' është përplasur me një furgon.
Si pasojë është plagosur një person që ishte pasagjer në furgon.
Njoftimi i policisë:
Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Velitërnë, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. K. është përplasur me automjetin furgon tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin O. D.
Për pasojë është dëmtuar shtetasi Z. D., pasagjer në furgon, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me dy drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.
