Bulqizë/ Shkon për të rregulluar defektin, elektriçisti bie në kontakt me rrymën elektrike
Një 50 vjeçar me profesion elektriçist duke punuar për riparimin e një linje elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.
50-vjeçari, është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po trajtohet me asistencë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë /informacion paraprak
Me datë 28.03.2024, rreth orës 13.15, shtetasi A.D., rreth 50 vjeç, me profesion elektriçist, duke punuar për riparimin e një linje elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.
50-vjeçari, është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po trajtohet me asistencë mjekësore.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
