Kapet italiani në Pogradec, po transportonte 12 emigrantë të paligshëm/ Ja si u pikas nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2024, 12:11
Një shtetas italian është arrestuar në Pogradec pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm.
Burime bëjnë me dije se italiani me një mjet tip xhip, ka përplasur nga pas një mjet tjetër në Vërdovë, ndërsa ka dashur të largohet nga vendngjarja por banorët e zonës nuk e kanë lejuar.
Në momentin që ka mbërritur policia, kanë konstatuar brenda mjetit rreth 12 emigrantë.
Dyshohet se italiani i ka marrë me qëllim transportin e tyre në Tiranë, kundrejt pageses.
Vazhdojnë hetimet mbi rastin nga prokuroria e Korçës.
