Burreli mund Bylisin/ Farruku: Ky është klubi që kam marrë ofertë nga Superiorja
Sulmuesi i Burrelit, Florenc Farruku i ftuar në emisionin ''Sport Focus'' nën moderimin e Vjosana Nozllakut flet për Kategorinë e parë si dhe ofertat që i kanë ardhur nga Superiorja.
Florenc Farruku: Le të thëmi se kjo ishte një nga betejat që ne ja dolëm të fitonim, kemi qënë të fokusuar gjatë gjithë javës dhe le të themi që në ndeshjet e mëdhaja me cdo ekip kemi dhënë maksimumin dhe kemi marrë pothuajse të gjitha pikët e plota.
Ne na kënaq shumë kjo fitore dhe presim te marrim dhe fitore të tjera,për të qëndruar në kategori.
Ndihem mjaft i kënaqur që sot shënova, normal që golat me ekipet e mëdhaja kanë një plus akoma më tepër për mua personaslisht.
Trajneri pasndeshjes na dha përgëzimet e tij, i bëmë detyrat që ai gjithë javës na kërkoi e kapëm ekipin në kundërsulm, dhe ja dolëm të fitonim.
Kundërshtari më i fortë Elbasani...Mendoj që në ndeshjet e rradhës ne do të ngjitemi akoma edhe më shumë shpresojmë që të kapim vendin e 5 ose të 6. E rendësishme është mos të biem nga kategoria.
Si ndihesh në kategorinë e parë?
Jam në shtëpinë time por dua të rriteëm akoma edhe më shumë, ndoshta kategoria e parë. Dua të arrij dhe ekipin kombëtare dhe të ngjitem në superligë.
Kam pasur kontakte nga superjorja por asnjë konkrete, nuk dua të flas kot por është një nga ekipet që seshte ne 'Final Four', u shpreh Farruku.
