36 gola këtë sezon në Portugali, Chelsea kërkon sulmuesin e Sportingut
Chelsea po vëzhgon nga afër sulmuesin e Sporting Lisbonë, Viktor Gyokeres. Suedezi, 25 vjeç, është në sezonin e tij të parë në kampionatin portugez, ku në 24 ndeshje ka realizuar 22 gola.
Në total, këtë sezon, ai ka realizuar 36 gola në 39 ndeshje, duke shkëlqyer në fushë me paraqitjen e tij dhe tërhequr vëmendjen e mjaft skuadrave “big”. Gyokeres ka dhënë edhe 14 asist, duke treguar aftësitë e tij.
Lojtari ka luajtur më parë në Angli, me skuadra e Championship, duke u dalluar kryesisht me Coventry. Por kjo paraqitje e shkëlqyer me Sporting mund ta rikthejë në Angli, këtë herë në Premier League.
Edhe Arsenal ka shfaqur interes për suedezin, por Chelsea ka kohë që ndjek lojtarin, ndaj duket se “blutë” e Londrës janë favoritë për ta marrë. Ata e kanë ndjekur 3 herë lojtarin gjatë muajit të fundit, çka tregon për interesin e Chelsea.

