Ky është polici që u godit me sende të forta në Shkodër, arrestohet edhe autori (VIDEO)

Ndërkohë është zbuluar edhe fotoja e efektivit Admir Oka, i cili më herët ka qenë edhe pjesë e FNSH-së në Shkodër. Ndërkohë sipas njoftimit zyrtar të policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe nuk ka lidhje me detyrën.

Sipas informacionit të policisë Ormir Gucia ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, Admir Okajn, 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e 47-vjeçarit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky është polici që u godit me sende të forta në