Hiqet nga objekti i Komunës së Zveçanit mbishkrimi cirilik, vendoset Republika e Kosovës

Nga objekti i Komunës së Zveçanit është hequr sot mbishkrimi në gjuhën cirilike, i cili ka qenë deri vonë, si dhe rrethoja rreth objektit.

Siç raporton portali nga veriu Kosovo-Online, disa punëtorë po vendosnin sot kamera të reja para Komunës.

Në murin pranë derës së hyrjes është vendosur një tabelë me mbishkrimin “Republika e Kosovës”.